Pas Elbasanit dhe Vlorës, RENEA kontrolle në Fier e Durrës, disa të shoqëruar në Shkodër

6 Janar 2022, 21:07 | Përditesimi: 6 Janar 2022, 21:58

Pas qytetit të Elbasasnit dhe atij bregdetar të Vlorës, Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar aksion blic edhe në Fier, Durrës dhe Shkodër. Në qytetin e fundit mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa persona. Burime për report Tv bëjnë me dije se kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim apo me precedent penal, ngjarjet kriminale si dhe arrestimi i atyre që mbajnë armë pa leje. Aksioni në vend vjen edhe pas mbledhjes dhe presionit të një dite më parë për drejtuesit e këtyre qarqeve nga kryepolici Gledis Nano.

AV/Shqiptarja.com