Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK një padi për kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako. Sipas PD-së, Sako refuzoi të përgjigjej në komision Hetimor për inceneratorët.
Në një dalje publike për mediat, deputetja e PD-së, Ina Zhupa theksoi se Sako nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të komisionit, duke u larguar nga mbledhja ku ishte thirrur për të dëshmuar. Sipas PD-së, Sako e çoi Durrësin në katastrofe mjedisore, duke favorizuar sipas tyre inceneratorin.
















