Pas Korçës, Këshilli Bashkiak Kurbin miraton rezolutën kundër hartës së re gjyqësore: Gjykata i plotëson kriteret që të mos mbyllet, qytetarët do ngrihen në protestë

27 Shkurt 2022, 10:13 | Përditesimi: 27 Shkurt 2022, 10:13

Pas Këshillit Bashkiak të Korçës edhe ai i Kurbinit ka miratuar rezoltutën kundër hartës së re gjyqësore që do t’i përcillet Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kërkohet që gjykata të qëndrojë në Kurbin. Harta e re gjyqësore parashikon dhe shkrirjen e Gjykatës së Kurbinit.

KT/Shqiptarja.com