Pas Korçës, qentë endacakë helmohen edhe në Lezhë, pamje të rënda të kafshëve të ngordhura në rrugë

7 Shkurt 2022, 17:09 | Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 17:10

Pas Korçës e Vlorës, duket se edhe Lezha ka menduar si 'zgjidhje' për problemin me qentë endacakë, helmimin e tyre. Pamje të rënda janë regjistruar në rrugët e qytetit e po ashtu edhe në shëtitore, ku shihen kafshët e ngordhura. Ngjarja dyshohet e qëllimshme, teksa nuk dihet kush është shkaktari i këtij krimi, ndërsa nga bashkia nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me këtë situatë.

AV/Shqiptarja.com