Pas zgjedhjes dje të Resmi Shanaj si kreu i degës së PD në Mallakastër, Grupi i Rithemelimit po zhvillon sot zgjedhjet në Fier për kreun e kësaj dege. Në garë janë Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli, ndërsa zgjedhjet kanë nisur prej orës 09:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.
Shanaj u zgjodh dje me 277 vota pro, ndërsa Mallakastra ishte e para që iu nënshtrua këtij procesi zgjedhor.



















