Një ditë pas arrestimit të Nuredin Dumanit dera e apartamenti të tij ku fshihej ruhet ende me dy policë dhe është i rrethuar me shiritat e zonës së krimit. Arrestimi i Dumanit në mes të natës nga forca të shumta të policisë, ka tmerruar banorët e pallatit, të cilët shprehen se ishin në gjumë në momentin kur dëgjuan ulërima “hapni dren, policia”.

















