Pas shtrenjtimit të bukës, 'çmendet’ dhe tregu i karburanteve, dyfishohet çmimi i gazit

2 Tetor 2021, 15:23 | Përditesimi: 2 Tetor 2021, 15:23

TIRANË- Çmimi i karburanteve në treg po rritet cdo ditë me 15 deri në 25 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimet pësuan rënie për shkak të mungesës së konsumit. Edhe pse vëmendja kryesisht përqendrohet tek çmimi i naftës dhe i benzinës, shtrenjtim të ndjeshëm ka pësuar edhe gazi.

Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.

LR/Shqiptarja.com