Pasi e shpalli datën në një emision televiziv, Meta nxjerr zyrtarisht dekretin! Më 6 mars zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki

20 Janar 2022, 14:06

Më datën 6 mars qytetarët shqiptarët rezidentë në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre të bashkive, pozicione vakante për arsye të ndryshme. Data u shpall një natë më parë nga presidenti Ilir Meta në një emision televiziv, ndërsa sot zyrtarisht ka firmosur dekretin për caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në këto bashki.

‘Të dashur qytetarë, Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.  Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!’- shkruan Meta.