Pasta me 'nduja dhe rikota
320 gr makarona (bucatini)
160 gr rikota lope
150 gr proshutë derri e tharë
40 gr 'nduja
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Kripë, piper
Largojmë anësoret e forta të proshutës së tharë të derrit, e presim në kubikë dhe e skuqim në një tigan që nuk ngjit derisa të bëhet krokante, më pas e lemë mënjanë. Vendosim makaronat në ujë të bollshëm me kripë të ziejnë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Ndërkohë përziejmë mirë në një enë të madhe rikotën me një lugë ujë. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tasin me rikota. Shtojmë një lugë 'nduja dhe dy lugë nga yndyra e kaurdisjes së proshutës dhe e përziejmë mirë. E shërbejmë pastën të ngrohtë duke shtuar sipër kubikët e proshutës.