Pastrim parash dhe falsifikim/ Nis në Kosovë gjyqi për Klodian Allajbeun e Spitalit Amerikan

21 Mars, 08:47

Është zhvilluar këtë të enjte seanca e parë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Klodian Allajbeu, Ekrem Lluka, Korab Lluka, Igli Larashi dhe Edlira Malaj të akuzuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrim parash”.

Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allajbeu aksionar dhe përfaqësues ligjor i “American Hospital Kosova” me Igli Larashin, drejtor ekzekutiv në atë Spital, si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj po akuzohen se kanë “pastruar para” përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjithë këto veprime, pesë të akuzuarit ngarkohen se i kanë bërë kur e kanë kuptuar se po hetohen nga ATK dhe Prokuroria Speciale.

Pas deklarimit të të akuzuarve, mbrojtësi i të akuzuarit Ekrem Lluka, avokati Dastid Pallaska kërkoi që të mbahet shqyrtimi i dytë për kundërshtim të provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Për këtë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili tha se me n