Pastruan paratë e mafies, kunati e shoferi i biznesmenit Rezart Taçi lihen në burg! Apeli refuzon lirimin e të dyshuarve, bosi i naftës ende në arrati

2 Dhjetor 2021, 18:43

Apeli i Gjykatës së Posaçme refuzon lirimin e kunatit dhe shoferit të biznesmenit të naftës Rezart Taçi, në kërkim për pastrimin e 18 milionë eurove të Cosa Nostras. Artur Balla dhe Bledar Lilo do të vijojnë të qëndrojnë në burg, për shkak se ende po kryhen hetime për këtë çështje.