PD 500 mijë dollarë nga Rusia, KQZ rrit kontrollin ndaj partive! Do raportojnë me detaje financuesit në sistem online

19 Shtator 2022, 15:31

Për të shmangur financimet e fshehta, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për të ndërtuar një sistem online transparent dhe të aksesueshëm nga publiku, në të cilin partitë politike të raportojnë me përshkrime të detajuara se kush janë financuesit e tyre, veçanërisht para dhe gjatë fushatës. Sipas kryekomisionerit Celibashi, dixhitalizimi rrit kontrollin.