PD debat për borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë, sot bashkia po paguan dhe detyrimet që la pas Basha

26 Tetor 2021, 14:09

Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të forta mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputete demokrat Alfred Rushaj lidhur me borxhet që ujësjellësi i ka OSHEE. Balluku tha se në total janë 11.5 miliardë lekë borxhe, por se nuk ka asnjë instrument që t’i detyrojë që të paguajnë pasi nuk mund ta mbyllin dhe të lënë pa ujë popullsinë. Por Rushaj tha se rritja ka ndodhur pasi nuk është menaxhuar mirë dhe se ujësjellësit i kanë nën kontroll bashkitë e vendit. Në këtë rast Balluku i është kthyer se në Tiranë aktualisht bashkia paguan jo vetëm detyrimin aktual, por dhe borxhet e lëna pas nga Basha.