PD dhe PS sërish pa dakordësi, shorti zgjedh Arta Madron si anëtare të KLP! Emri kalon për votim në seancën plenare

19 Shtator 2022, 14:16

Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”, edhe në raundin e dytë nuk arriti të miratonte asnjë kandidaturë për anëtarë të KLP, pasi për asnjë nga kandidaturat nuk pati 4 vota. Përzgjedhja e kandidatit u bë me short ku gogla u tërhoq nga Gazmend Bardhi dhe u zgjodh Arta Mandro.