PD 'fshin pasojat' e sulmit të Berishës, Basha: Ringrihemi

12 Janar 2022, 13:49 | Përditesimi: 12 Janar 2022, 13:49

Pas sulmit të 8 janarit, Partia Demokratike i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku duket se po rivendosen banerat që mbulojnë fasadën kryesore të godinës.

"Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë", shkruan Basha krah videos

r.k./Shqiptarja.com