PD: Koncesionet korruptive në shëndetësi lënë Shqipërinë të fundit në rajon për shërbimet shëndetësore

31 Janar 2022, 10:54 | Përditesimi: 31 Janar 2022, 10:54

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se përmes koncesioneve korruptive në shëndetësi ka lënë pa shërbim shëndetësor qytetarët. Sipas PD këtë e tregoi më së miri edhe pandemia, ku taksat e shqiptarëve u shpenzuan për të paguar koncesionet korruptive te check up-it, sterilizimit dhe laboratorëve dhe jo për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor.

r.k./Shqiptarja.com