PD paditë në SPAK Erion Veliaj për inceneratorët, Tabaku: Në ditët në vijim do të padisim zyrtarë të tjerë

28 Shkurt 2022, 13:54 | Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 18:48

Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK padi për kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me fakte që sipas saj ka zbuluar komisioni hetimor për abuzimet që Veliaj ka bërë me inceneratorët.

Sot menjëherë pas kësaj konference PD do çojë fakte shtesë në SPAK për Erion Veliajn. Ai ishte personi që dëshmisë së tij u kap në dëshmi të rreme.  Veliaj merr përsipër një angazhim financiar të bashkive të qarkut Tiranë për t’ia paguar koncesionarit. Veliaj zotohet se në rast se bashkitë e tjera dështojnë, merr përsipër të paguajë detyrimet edhe të bashkive të tjera të qarkut Tiranë. Kjo është një shkelje e dyfishtë pasi ka marrë jo vetëm angazhimin për Tiranën pa thirrur këshillin bashkiak por edhe për bashkitë e tjera. Bëhet fjalë edhe për një fond tjetër shtesë. Anëtarët e Komisionit të Ofertave ngrenë shqetësimin se fondet e përdorura duhet të jenë subjekt i vendimmarrjes së Bashkisë së Tiranës. Një muaj pasi kontrata koncesionare është firmosur, Veliaj kalon në këshillin bashkiak buxhetin e ndryshuar për mbetjet. Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro

r.k./Shqiptarja.com