PD pas ikjes së Bashës, vjen rikthimi i Berishës?

25 Mars 2022, 07:11

Dorëheqja e Luzlim Bashës nga drejtimi i PD duket se ende nuk po e zgjidh krizën. Në një kohë kur të dyja palët bëjnë deklarata për bashkim, asnjëra nuk ka hedhur një hap të qartë se si kjo do të ndodh, por vijojnë me kërcënime me njëra-tjetrën. Megjithatë demokratë të Bashës apo të Berishës të gjithë janë në një mendje, që PD duhet të bashkohet.