Pedagogët në protestë, Rama: Rrisim pagën me 7% dhe universiteti vendos vetë sipas meritës! Refuzojnë protestuesit: S'ka kompromis, 50% rritje për dy vite

5 Tetor 2022, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2022-10-05 15:27:51

Rama tha se do të ketë një rritje prej 7% të pagës por pjesa tjetër do të lihet në vendimmarrjen e universiteteve. E njëhershme ka qenë përgjigja e pegagogëve, të cilët kanë thënë se "ofertat me rritje page 7%, 10%, 20 apo 29% janë të pavlefshme. Nuk ka kompromis", duke paralajmëruar se protestën e radhës do e mbajnë më datë 17 tetor, ditë kur nis viti i ri akademik.