Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha në një postim në Facebook është ndalur në çështjen e pensioneve. Ndërsa ka ndarë prononcimet e disa të pensionistëve, Basha shkruan se një qeveri që i shërben vetes dhe jo qytetarëve, nuk ka dhembshuri për pamundësitë dhe mjerimin e pensionistëve. Sipas tij, pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të rritjes së taksave dhe abuzimit korruptiv me to.
Ai gjithashtu shprehet se indeksimet qesharake, janë lëmoshat e një qeverie arrogante, të shkëputur nga hallet e njerëzve.
Basha më tej flet edhe për programin e grupimit Demokratët- Euroatlantikë, duke thënë se angazhohen për rritje vjetore të pensioneve me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit.