Peqin, gjendet një i vrarë me armë zjarri në afërsi të lumit Shkumbin, dyshohet se është vrarë mbrëmë

17 Tetor 2021, 13:11

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i vrarë me armë zjarri në afërsi të lumit Shkumbin. Trupi i pajetë është gjetur në lagjen Çezmë të Peqinit, ndërsa mendohet se viktima të jetë e moshës rreth 45 vjeç. Dyshimet e para janë që personi të jetë vrarë mbrëmë, megjitahtë vijojnë ende hetimet për zbardhjen e identitetit të tij dhe autorëve.