Përballja e opozitës me qeverinë, i ftuar Shpëtim Idrizi

6 Mars 2019, 09:49

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ish-kryetari i grupit të LSI-së Petrit Vasili ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv mbi protestën që opozita do të zhvillojë nesër para parlamentit dhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Idrizi u shpreh se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa për Petrit Vasilin, aksioni opozitar nuk do të ndalojë deri në largimin e Ramës, pavarësisht thirrjes së Presidentit për një hap pas.