Përdorej për trafik kanabisi? Avioni pa asnjë shenjë identifikimi rrëzohet në Vermosh, arratisen piloti dhe pasagjeri! Erdhi një makinë dhe i mori

4 Tetor 2021, 13:25 | Përditesimi: 4 Tetor 2021, 15:36

VERMOSH- Një avion i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi është rrëzuar në Vermosh, e ndërsa ngjarja është mbuluar me mister. Report Tv ka mësuar se avioni u ul në livadh të Vermoshit rreth orës 09:00, por nuk ia doli! Tentoi të ngrihej sërish pas 30 minutash, por më pas u përplas me pemë pishe ku pësoi defekte në strukturë.  Referuar dëshmisë ekskluzive që kryeplaku i fshatit ka bërë për Report Tv, Prek Vata ai ka thënë se 2 personat që ishin në bord janë marrë nga një makinë ngjyrë të bardhë, gjurmët e së cilët janë ende në livadh. Ai thotë barinjtë e kanë parë këtë skenë dhe kanë shkuar për t'i ndihmuar, por nuk janë lejuar. 

r.k./Shqiptarja.com