Përdorej për trafik kanabisi? Avioni pa asnjë shenjë identifikimi rrëzohet në Vermosh, zero kontakt me shërbimet e aviacionit civil! Arratiset piloti, e morën me një fuoristradë të bardhë

4 Tetor 2021, 17:55 | Përditesimi: 4 Tetor 2021, 17:55

Një avion i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi është rrëzuar në Vermosh, e ndërsa ngjarja është mbuluar me mister. Report Tv ka mësuar se avioni ka tentuar që të ngrihej, por ka pësuar një avari, piloti së bashku me pasagjerin kanë tentuar sërish që të ngrihen pas rreth 30 minutash pushim, por më pas avioni ka pësuar një defekt dhe është përplasur me një shtyllë pishe. Siç shihet në foto që Report TV brenda në avion ka disa bimë, por nuk dihet se çfarë lloji janë.

KT/Shqiptarja.com