Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër, flakët rrezikojnë edhe ndërtesat përreth

15 Janar 2022, 15:34

Një banesë është përfshirë në lagjen Dunavat në Gjirokastër, teka flakët janë përhapur, duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Zjarri ka rënë në një banesë 2-katëshe në pronësi të Edmond Xhikut, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.