Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, plagoset një grua! Dërgohet në spital, jashtë rrezikut për jetën

17 Janar 2022, 10:41 | Përditesimi: 17 Janar 2022, 10:41

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Dishnicë të Korçë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:15, ndërsa zjarri ra në banesën e shtetasit I. B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

r.k./Shqiptarja.com