Përfshihet nga flakët një banesë në Pukë, familja mbetet e pastrehë, shkak një shkëndije elektrike

1 Janar, 20:29 | Përditesimi: 1 Janar, 20:29

Nga zjarri është djegur plotësisht banesa. Fatmirsisht nuk ka probleme për anëtarët e familjes Ndoj. Si pasojë e zjarrit që përfshiu kullën e Zef e Pjetër Ndoj, 5 anëtarët e familjes kanë mbetur nën qiell të hapur.

E.H/Shqiptarja.com