Përfshihet nga flakët një çerdhe në Fier, evakuohen fëmijët! Nga zjarri fatmirësisht vetëm dëme materiale

9 Dhjetor 2021, 11:18

Një çerdhe është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier, por fatmirësisht nuk ka patur fëmijë apo staf të lënduar. Zjarri përfshiu çerdhen numër 4 në qytet, teksa fëmijët u evakuuan nga stafi i edukatorëve në një hyrje tjetër.