Përfshihet nga flakët një makinë në Shkodër

24 Janar 2022, 09:45

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në unazën perëndimore të qytetit.

Makina ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë. Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.