Përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe pyjesh në Krujë

29 Mars 2022, 18:30 | Përditesimi: 29 Mars 2022, 18:30

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat në fshatin Zgërdhesh të Krujës. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është mjaft e madhe dhe zjarri vijon që të përhapet pa asnjë shqetësim, pasi ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve

Sh.Sh/Shqiptarja.com