Përfshihet nga flakët pylli i Peshtanit në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve

24 Shtator 2021, 13:20 | Përditesimi: 24 Shtator 2021, 13:20

Një zjarr ka rënë në pyllin e Peshtanit në Fier. Vatra e zjarrit siç shikohet edhe nga pamjet ndodhet në afërsi të vendit ku janë vendosur antenat e celularëve, shumë afër zjarrit.

Ndërkohë që kanë shkuar edhe mjetet zjarrfikëse për të shuar flakët, por terreni është i vështirë dhe era ka favorizuar që zjarri të përhapet në vatra të tjera. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

r.k./Shqiptarja.com