Përfundon mbledhja e grupit parlamentar, Alibeaj përsërit dy 'kushtet' për bashkimin: Të ndalet gjuha linçuese, Berisha të tërhiqet

31 Mars 2022, 10:07

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj tha për gazetarët se sinjalet e bashkimit nuk mund të jepen në mënyrë të dhunshme. Sipas Alibeajt për të gjetur një gjuhë të përbashkët duhet të bëhen disa akte; duhet të ndalet gjuha linçuese dhe procesi i Kuvendit të 30 prillit në PD dhe duhet që Sali Berisha të tërhiqet.

'Sinjalet nuk mundtë jepen duke pushtuar selinë duke ardhur në mënyrë të dhunshme në grupin parlamentar ndërkohë që Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar. Berisha nuk është pjesë që nga 9 shtatori. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, ca akte të rëndësishme duhen bërë. Duhet të ndërpritet gjuha lincuese. Proceset paralele për të thelluar ndasinë nuk japin sinjale bashkimi. Të ndërpritet kjo gjuhë dhe këto procese të njëanshme. Duhet të shmanget gjuha e linçimit, kjo është një atmosferë pushtimi .Duke u ndërprerë këto është hapi i parë drejt bashkimit. Që të jemi fitues, duhet që Sali Berisha, jo si kusht por si nevojë, si një sinjal bashkimi edhe ai të tërhiqej. Ne kemi detyrimin që ta kërkojë gjithnjë e më tepër, pasi ja kemi detyrim demokratëve tanë. Ndërkohë, që ne të bëjmë këtë tollovi Edi Rama fërkon barkun. Po vendosëm sa na mbështesim celebrojmë ndarjen.’- tha Alibeaj.

    No videos found.