Përfundon takimi i Ramës me banorët e ‘5 Majit’: Askush nuk është hedhur në rrugë, përfitojnë shtëpi si ato me certifikatë pronësia dhe ato pa leje

10 Shkurt 2022, 11:49 | Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 11:49

Ka përfunduar takimi i kryeministri Edi Rama me banorët e ‘5 Majit’.

‘Kemi pasur një bisedë intensive, dhe kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta qysh ditën e oarë. E vërteta i ka të vështira rrugët këtu pasi ka shumë kthesa të qëllimshme. Për të gjithë banorët qoftë të zonës së 5 Maj, unazës të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim solidar njësoj siç u bë me ata që humbën shtëpinë nga tërmeti. Për ata që janë me certifikata pronësia zgjidhja është e qartë ose dëmshpërblim financiar ose me shkëmbim. Për ata që janë pa letra fare përsëri qasja është solidare, nuk është hedhja në rrugë. U shpjegova se kanë marrë njoftim.

Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ato që mbetën pa shtëpi nga tërmeti dhe deri në marrjen e shtëpisë paguhen më bonus qiraje. Ku futet politika në mes, gjërat bëhen çorap, ato janë letra të pafirmosura, do të ulen banorët, do i shikojnë letrat, janë 51 familje që kanë firmosur, dhe këto marrëveshje do shkojnë të regjistrohen në kadastër, dhe në momentin kur mbaron ndërtimi dhe shtëpia është gati, do futen në shtëpi, kërkesa që e duam shtëpinë këtu dhe e duam këtu, nuk e plotësojmë, këto njerëz për shkak se kanë derdhur mund e djersë pa leje, do marrin shtëpi.'- tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com