Përgatitjet për zgjedhjet/ Veliaj me kryetarët e rinj të PS në Tiranë: Krenar për punët që kemi bërë! Si Kalaja e Rozafës, ne ndërtojmë ditën, opozita shkatërron natën

24 Shtator 2022, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2022-09-24 14:23:01

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj dhe Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi, zhvilluan një takim organizues me drejtuesit e rinj të PS-së në kryeqytet, për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme lokale. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj e vuri theksin te fakti se përgatitjet duhet të nisin që tani, kur na ndajnë pak më shumë se 200 ditë nga zgjedhjet, ndërsa shtoi se për secilin prej tyre është një privilegj që drejtojnë një degë të PS.