Përgënjeshtrohet Sali Berisha, dokumentet që rrëzojnë akuzat se Arben Kraja ka qenë sigurims! Autoriteti i Dosjeve: I pastër

27 Dhjetor 2023, 15:27 | Përditesimi i fundit: 2023-12-27 15:58:43

Që prej themelimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Sali Berisha dhe të tijtë e kanë akuzuar Arben Krajën, prokuror dhe ish drejtues i SPAK se ka qenë ish anëtar i Sigurimit të Shtetit. Akuzat janë intensifikuar kohët e fundit që prej ditës kur Kraja kërkoi masë sigurie ndaj Sali Berishës, si prokuror i dosjes së aferës Partizani dhe po e heton ish Kryeministrin për korrupsion. Report Tv sjell dokumentet, të botuara për herë të parë, dokumente origjinale që përgënjeshtrojnë Berishën.