Përgjimet/ Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY dhe Encrochat, bashkëpunojnë me grupet kriminale! Nga janari në nëntor u arrestuan 69 efektivë

26 Nëntor 2023, 16:02

Europoli i ka dorëzuar SPAK-ut informacione për policët që bashkëpunojnë me grupet kriminale përmes përdorimit të platformave të koduara të mesazheve. Të dhënat e ndara në një takim javët e fundit po hetohen intensivisht në Shqipëri ku priten arrestime të tjera. Bilanci i deritanishëm nga janari deri në nëntor numëron 69 oficerë të arrestuar me akuza të rënda si pjesë e grupeve kriminale. Një vit më parë efektivat e prangosur kanë qenë 134 por veprat penale për të cilat akuzoheshin kishin rrezikshmëri më të vogël.