Përgjysmohen votat e LSI në Gjirokastër, në vetëm 7 ditë humbë 50 % të votave

8 Prill 2021, 00:41 | Përditesimi i fundit: 2021-04-08 00:44:40

Në vetëm 3 javë diferencë mes dy sondazheve të Piepolit në Report TV, ajo që vihet re është se PS rritet me 2 % të votave, ndërsa LSI përgjysmohet.

Nëse do të votohej sot PS do të merrte 44-48 % të votave e përkthyer në 1-3 mandate, ndërsa LSI pëson një përgjysmim të votave duke marrë 7-9 %  dhe luftuar për mandat.

PD dhe aleatët ruajanë votat e tyre 36-40 % ose 2 mandate.