Në Shqipëri, mbase më të paragjykuarat janë ndjerë gratë e komunitetit mysliman që zgjedhin të mbulohen me petkun e besimit. Por sa I ka pranuar shoqëria shqiptare këto gra dhe vajza që praktikojnë fenë islame dhe zgjedhin të mbulohen? Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” ishin të ftuara Luljeta Halimi dhe Edlira Durmishaj, dy vajza të cilat prej vitesh kanë vendsur të praktikojnë vendosjen e mbulesës si pjesë e besimit të tyre në fenë Islame. Mirëpo kjo zgjedhje e tyre është ndeshur jo pak herë me paragjykime dhe situate të pakëndshme duke filluar nga vet familja e tyre e më pas edhe nga shoqëria:
Me tim atë asokohe kam pasur kontradiktë goxha të fortë, besoj se në përgjithësi vajzat e atyre viteve I kanë pasur goxha të forta kontraditat megjithatë me durim dhe vullnet gjithcka kalohet: u shpreh Edlira Durmishaj e cila është edhe psikologe klinike në profesion.
Ndërsa Luljeta Halimi tha se edhe ajo ka hasur shumë vështirësi në pranimin e vendimit të saj nga ana e babait:
Unë jam mbuluar 18 vjec, isha në fillim të një rrugëtimi shumë të rëndësishëm që është viti parë në universitet, domethënë akoma nuk e kisha vendosur degën se cfarë do të zgjidhja. Kisha dy vendime të rëndësishme se cfarë do të studioja dhe vendimin e mbulesë dhe gjithë kohën mendoja se cfarë do të zgjedh që të më përshtat profesioni edhe me mbulesën. Babi nuk ka qenë dakord në momentin që unë jam mbuluar nuk e ka pritur fare mirë, nuk më ka folur me gojë domethënë kanë qënë disa situate pak të sikleteshme” u shpreh ajo.
Historia na tregon që në periudha të ndryshme në vendin tonë feja dhe besimi janë ndeshur me masa të rrepta ndëshkueshmërie, në vitet 1990-2000 në Shqipëri praktikimi i rregullave fetare nga ana e vajzave dhe grave që kishin përqafuar besimin Islam ishte mjaft i vështirë, ndëshkimet për mbajtjen e shamisë ishin përjashtimi i tyre nga shkolla dhe jo vetëm:
“ Mua më ndodhi asokohe që edhe më përjashtuan nga shkolla, I shikoja tensionetm diskutimet por thoja ska problem do t’I përballojë, bëja sikur nuk I kuptoja, sikur nuk I dëgjoja, Atë kohë që më hoqën nga shkolla, imë atë erdhi deri në Tiranë për të takuar kryetarin e parlamentit të asaj kohe dhe merr një shkresë ku I drejtohej shkollës që thotë se ajo është një shkelje përjashtimi vajzës dhe unë u riktheva në shkollë me shumë krenari. Problemi u theksua kur pas një viti ndodh e njëjta situatë, ishin 3-4 studente këtu në Tiranë që në mënyrë demonstrative u përjashtuan njëkohësisht të gjitha. Ky vendim u mor nga ministria e arsimit dhe u bë e madhe për të gjithë” u shpreh Edlira Durmishaj, praktikante fesë Islame në Shqipëri, duke folur për paragjykimet që e kanë përndjekur për vendimin e saj.
Ndërsa për Luljetën nuk ka qenë aspak problem për tu pranuar nga shoqet e saj të cilat nuk jane praktikante të fesë Islame:
“Nuk e shohin në asnjë moment si problem dhe kur më njohin nga afër e kuptojnë dhe më thojnë sa ndryshe që je, nga c’dukesh nga impakti parë.
Megjithatë ajo shprehet se në pjesën e punësimit, situata vazhdon të jetë problematike për vajzat me shami.





















