Përkeqësohet situata e Covid në Gjermani, mjekja shqiptare: Deri 25 mijë euro gjobë në Gjermani nëse del pa maskë

28 Tetor 2020, 22:27

Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar dhe se vendi rrezikon të shkojë drejt një mbylljeje.

Ajo ka deklaruar se gjoba nëse njerëzit dalin pa maska është deri në 25 mijë euro.

"Deri 25 mijë euro gjobë në Gjermani nëse del pa maskë. Kjo ndodh nëse nuk bëhen lajmërime me shkrim.

Ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme nga ana e ministrisë dhe të hënën do të vendoset definitivisht nëse do të ketë një mbyllje të dytë", tha ajo.