Përkujtohet 79-vjetori i Çlirimit! Krerët e shtetit nderojnë Dëshmorët e Kombit! Për herë të parë 29 nëntori kremtohet dhe në Shkodër

29 Nëntor 2023, 15:04

Me ceremoni dhe homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit është përkujtuar në Tiranë 79-vjetori i Çlirimit të vendit. Krerët e shtetit, Begaj, Nikolla e Rama, por edhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj dhe personalitete të tjera vendosën kurora me lule në memorialin ‘Nën Shqipëri’. Opozita e djathtë si çdo vit nuk festoi, ndërsa Partia e Lirisë e Ilir Metës i qëndroi besnik traditës, duke kremtuar sot.