Përmbyset kamioni me naftë në Qafë Thanë, derdhet karburanti në rrugë! Ndotet zona, vështirësi në qarkullim

26 Tetor 2021, 07:48

Një kamion me naftë është përmbysur mbrëmjen e djeshme në Qafë Thanë, duke bërë që karburanti të derdhet në rrugë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa nafta e derdhur në rrugë shkaktoi ndotje ambienti dhe vështirësi në qarkullim për disa orë.