Përmbyset kamioni në Kuçovë, drejtuesi i bllokuar në mjet më shumë se një orë

24 Shtator 2021, 22:07 | Përditesimi: 25 Shtator 2021, 07:33

KUÇOVË- Një kamion është përmbysur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë. Si pasojë e përmbysjes, shoferi i cili drejtonte mjetin ka mbetur i bllokuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa shoferi është i bllokuar prej më shumë se një ore.

KT/Shqiptarja.com