Përmbyset mjeti në Bulqizë, drejtuesi nuk gjendet në makinë

2 Tetor 2021, 18:13 | Përditesimi: 2 Tetor 2021, 18:13

BULQIZË- Një aksident është shënuar këtë pasdite në Bulqizë, ku një mjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gurët e Skënderbeut.

Makina është pikasur nga drejtues mjetesh që po kalonin në atë zonë dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Por, efektivët nuk kanë gjetur drejtuesin e mjetit në makinë.

LR/Shqiptarja.com