Përmbyset zetori në Çermë, plagoset gjyshi me nipin dhe mbesën! 10-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

16 Tetor 2021, 16:04

LUSHNJË- Gjyshi bashkë me nipin dhe mbesën kanë mbetur të plagosur pasi zetori ku po udhëtonin u përmbys. Ngjarja ndodhi në Çermë të Lushnjës, ku si pasojë e aksidentit 10-vjeçarja është në gjendje të rëndë.

Burimë bëjnë me dije se 10-vjeçarja është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.