Përmbytet fusha e Torovicës në Lezhë! Gjekmarkaj inspekton zonën: Qeveria të marrë përgjegjësi për situatën

8 Janar, 13:59 | Përditesimi: 8 Janar, 13:59

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë prekur rëndë zonën e Torovicës në Lezhë, duke përfshirë rreth 2/3 e sipërfaqes bujqësore prej 2500 hektarësh. Dëmet konsiderohen të mëdha, ndërsa qëndrimi i ujit në sipërfaqe për një kohë të gjatë rrezikon të sjellë humbje të konsiderueshme për fermerët që kanë mbjellë tokat e tyre.

A.A/Shqiptarja.com