Përmbytet Kurbini, disa hektarë tokë bujqësore nën ujë! Ndërpritet mësimi në fshatin Fushë Mamurras

6 Janar, 10:26 | Përditesimi: 6 Janar, 10:26

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë sjellë probleme në zonën e Kurbinit.

Disa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, konkretisht pranë mbikalimit të Patokut në autostradë.

Në fshatin Adriatik, disa hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit si dhe disa banesa janë të rrethuara nga uji. Në fshatin Fushë Mamurras është ndërprerë mësimi

A.M/Shqiptarja.com