Siç shihet në pamjet që sjell Report Tv ujërat e shiut kanë përmbytur pjesën e nënkalimit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu dhe shkak mbetet bllokimi i zgarave të kullimit të ujërave dhe asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje problematikës.















