Përmbytje në Qarkun e Beratit, 19 banesa dhe një shkollë nën pushtetin e ujit! 6 familje të evakuuara

8 Janar, 14:19 | Përditesimi: 8 Janar, 14:19

Edhe qarku i Beratit është përfshirë nga moti i keq. Aktualisht bëhet me dije se në këtë bashki për shkak të prurjeve intensive ka dëmtim në një pjesë të argjinaturës në fshatin Velabisht, në skarpatin e rrugës afër urës së fshatit Bilçë. Rreth 230 ha toka bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit

Në njëasinë administrative Velabisht dhe njësinë administrative Otllak, 4 banesa me prezencë uji, 1 kopsht fëmijësh dhe 1 qendër shëndetësore në Otllak, si dhe 7 stalla bagëtish, dhe 8 ha serrë.

Në bashkinë Dimal, ka përmbytje të 15 banesave në lagjet Dafina dhe Gur i Bardhë, përmbytje e shkollës Muhamer Janina. Tokat bujqësore në fshatin Çiflik gjithashtu janë nën pushtetin e ujit.

Deri më tani janë evakuar rreth 6 familje dhe po vijohet edhe me ndihmen e ushtrisë edhe në lagjen Dafinat për evakuim banorësh.

Në bashkinë Kuçovë ka dalje të lumit Devoll nga shtrati në fshatin Tapi ku ka përmbytur sipërfaqe toke bujqësore.

A.A/Shqiptarja.com