Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë, banorët në protestë: Situatë e përsëritur, nuk pastrohen kanalet

7 Janar, 17:52 | Përditesimi: 7 Janar, 17:52

Kurbini është zona më e prekur nga përmbytjet, në të gjithë qarkun e Lezhës, ku  janë nën ujë 3100 hektarë tokë dhe qindra banesa. Banorët shprehin revoltë ndaj pushtetit vendor, për mospastrimin e kanaleve kulluese. Protestojnë banorët e fshatit Gjorm. 

A.M/Shqiptarja.com