Përmbytjet në Durrë, Andia Ulliri: S’mund t’ia vini fajin shiut, përgjegjësia e qeverisë dhe drejtueses së bashkisë së Durrësit

30 Janar, 15:43 | Përditesimi: 30 Janar, 15:43

Deputetja e PD Andia Ulliri në seancën e sotme në Kuvend ka ngritur shqetësimin për përmbytjet ditën e djeshme 29 janar në qytetin e Durrësit.

Ajo bëri përgjegjëse qeverinë dhe drejtuesit e bashkisë së Durrësit.

‘Bashkia çdo investim që ka bërë ka qenë një investim fantazëm dhe paratë po përfundojnë në xhepat e zyrtarëve tuaj dhe asnjë investim real. Përmbytjet në Durrës, nuk mund të justifikoheni nga kushtet atmosferike, nuk mund t’ia vini fajin shiut. Është përgjegjësia e qeverisë socialiste dhe drejtueses së bashkisë së Durrësit. Janë 400 familje dhe më shumë që janë përmbytur. Kjo është paturpësia juaj që qeverisni atë bashki. Ministrat e qeverisë duhet që të mbajnë përgjegjësi, e vërteta janë ato pamjet, janë 400 familjet e përmbytua dhe ju keni dështuar në qeverisjen e këtij vendi, qytetarët e Durrësit dhe të atij qarku do të ju japin juve përgjigjen që meritoni’, tha ajo.

r.k./Shqiptarja.com